Telegrafi

Samiti i ‘Open Balkan’ në Tiranë, kjo është agjenda e takimit të Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit

Tirana sot do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikut do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Tashmë është zbardhur agjenda e takimit ku liderët e tri vendeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Sipas agjendës, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në orën 09:05 pritet takimi i Ramës, Zaev dhe Vuçiq, ndërsa në 09:30 nisja e seancës plenare me fjalën hyrëse të kryeministrit Edi Rama.

Në orën 10:45 do të zhvillohen diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së “Ballkanit të Hapur” dhe në orën 11:30 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Në orën 12:00 do të mblidhet Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal.

Ndërsa, në orën 13:00 parashikohet një konferencë për shtyp. /Telegrafi/