Telegrafi

Samiti në Londër, Lajçak: Takime shumë të frytshme, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE s’ka alternativë

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, i ka mirëpritur diskutimet brenda Samitit të Ministrave të Jashtëm që është mbajtur në Londër të Anglisë.

Përmes llogarisë në Twitter, takimin e ka quajtur të frytshëm.

Lajçak tha se nuk ka alternativë për integrimin e rajonit në BE.

“Takime shumë të frytshme në mes të Mbretërisë së Bashkuar-Bashkimit Evropian plus Ballkanit Perëndimor, sot në Londër. Nuk ka alternativë për integrimin e rajonit në BE. I lumtur që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Lajçak.

Në samitin e së hënës, Kosovën e ka përfaqësuar Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.