Site icon Telegrafi

Samiti G7 pa takimin Trump-Rouhani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e ka ftuar presidentin e Iranit Hassan Rouhani në samitin e G7 që do të mbahet në Biarritz më vonë këtë muaj, thanë sot burimet diplomatike franceze.

Zyrtarët demantuan deklarimet e faqes Al-Monitor se Macron ftoi Ruohani të takohej me presidentin e SHBA-së Donald Trump në një takim të G7 në fund të gushtit.

Sipas faqes në internet Al Monitor, Rouhani e hodhi poshtë ofertën.

Presidenti Rouhani tha javën e kaluar se vendi i tij është gati për më të keqen në luftën për të ruajtur një marrëveshje bërthamore me fuqi të mëdha, përfshirë Francën, të cilën SHBA e kanë refuzuar. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version