Site icon Telegrafi

Samiti i G20-së jep rekomandime specifike për kriptovaluat

Kriptovalutat do të marrin një vëmendje të shtuar nga vendet e 20 ekonomive më të mëdha të botës, por jo deri në muajin tetor të këtij viti.

Kjo është konfirmuar nga Samiti i fundit i G20-së që u mbajt në Argjentinë.

Një përmbledhje e vendimeve të marra nga ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, pasi që marrja e një vendimi të shpejtë lidhur me kriptovalutat janë ende të mangëta.

Në komentet mbi gjendjen e përgjithshme ndaj kriptovalutave, G20 miraton një raport të balancuar, duke theksuar se teknologjia përmban “rrëziqet” ashtu edhe “përfitimet”.

“Inovacionet teknologjike, duke përfshirë ato që krijojnë kriptovalutat, mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për sistemin financiar dhe ekonominë në përgjithësi. Asetet e kriptovalutave megjithatë ngrenë çështje në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorëve, integritetin e tregut, evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, thuhet në dokumentin e G20-së, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, i cili kishte bërë thirrje publike për të debatuar mbi kriptovalutat rekomandoi shmangien e rregullimit të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version