Site icon Telegrafi

Samiti i G20-ës diskuton për kriptovalutat

Samiti i G20-ës që u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës, krahas diskutimeve të liderëve të botës për situatën politike, ekonomike dhe sociale në arenën ndërkombëtare, solli edhe diskutime për industrinë e kriptovalutave.

Politikanët që morën pjesë në këtë samit, nënshkruan një dokument i cili ka për qëllim të krijojë një zgjidhje në lidhje me tatimin e kriptovalutave dhe për të arritur këtë vendet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Dokumenti i quajtur “Deklarata e Liderëve” përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtare, i cili do të taksojë transfertët ndërkombëtare.

“Do të rregullojmë kriptoasetet për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe do të konsiderohen të gjitha opsione për të arritur këtë qëllim”, shkruhej në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Vendet anëtare u zotuan se do të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për adresimin e ndikimit të dixhitalizimit të ekonomisë mbi sistemin ndërkombëtar të taksimit.

“Një rishikim do të bëhet në 2019-ën ndërsa propozimet finale do të publikohen në 2020-ën”, vijon deklarata.

Kjo deklaratë po konsiderohet si e një rëndësie të veçantë, sepse është e jashtëligjshme për një qeveri të tatimor një kompani të huaj e cila nuk ka një prezencë fizike në territorin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version