Telegrafi

Samir Ujkani rezervë, Valon Berisha i lënduar – kush do të jetë kapiten i Kosovës? Përgjigjet Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë për media ka folur për dy ndeshjet e muajit mars që “Dardanët” luajnë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Lojtarët e Kosovës janë në formë të jashtëzakonshme shumica prej tyre dhe po luajnë minuta nëpër skuadrat ku paraqiten.

I vetmi që ka mbetur pas me minuta është portieri Samir Ujkani që është edhe kapiten.

Ujkani gjatë një stërvitje me Kosovën

Ai mund të mosparaqitet nga minuta e parë, pasi në portë tashmë është Arjanet Muriq.

Një emër tjetër që do të mungojë është edhe zëvendëskapiteni Valon Berisha.

Valon Berisha

Tani duhet një emër i ri si kapiten i Kosovës.

Trajneri Challandes ka thënë se ka shumë emra që mund ta mbajnë shiritin e kapitenit por njëri nga ta është Hekuran Kryeziu.

“Nëse luan Hekuran Kryeziu ai do të jetë kapiteni, nëse jo ka edhe emra të tjera”, ka deklaruar Challandes.

Hekuran Kryeziu

Por vlen të ceket se edhe Hekuran Kryeziu nuk është i sigurt se do të luajë sidomos në ndeshjen kundër Danimarkës.

Në rast mungese edhe të Kryeziut atëherë, Herolin Shala ose Amir Rrrahmani, mund të jetë kapiten. /Telegrafi/