Site icon Telegrafi

Sami Kurteshi kandidat i VV-së për kryetar të Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj Lëvizjeje, Sami Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të Gjilanit për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Exit mobile version