Këngëtarja Samanta Karavella do të publikojë së shpejti projektin e saj më të ri muzikor.
“Kush jam” titullohet kënga e saj e re, e cila do të jetë ritmike verore.
Kjo këngë është punuar nga producenti Kledi Bahiti, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin Samanta duket se do të vijë mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku tregon se do të duket mjaft provokuese e veshur në të kuqe.
Më pas, ajo publikoi edhe një video tjetër në Instagram, nga ku mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit për dukjen e saj.
Klikoni videon më poshtë:
Anën vizuale të projektet të ri, këngëtarja Karavellai a ka besuar MAX Produrction. /Telegrafi/