Samanta Karavella do të sjellë këngën e re në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Elinel.
Kënga mban titullin “Vonë” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Në profilin e këngëtares në Instagram, është ka publikuar një paraqitje të shkurtër nga videoja e re muzikore.
Bigdeal Record qëndron prapa kësaj kënge, ndërsa videoklipi është xhiruar nga Pro Video Albania.
“E jotja” është një prej këngëve më të fundit mjaft të pëlqyera të Samantës që u realizua me videoklip.
Kënga solo u publikua në muajin gusht, ndërsa videoja muzikore e kësaj kënge numër afro pesë milionë shikime në YouTube.
Nga ana tjetër, Elinel kishte sjellë bashkëpunimin “Gangsta” me DJ Dagz dhe DJ PM që e solli më ndryshe reperin. /Telegrafi/