Telegrafi

Samanta Karavella sjell këngën e re “E vogla”

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.

Tekstin e ka shkruar artistja Rozana Radi, kurse për muzikën është përkujdesur Boban Apostolov dhe Samanta.

Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme ndërkohë që i gjithë klipi është realizuar bardh e zi.

Samanta Karavella (Foto: YouTube)

Producimi po ashtu u bë nga Boban Apostolov me video të Arbër Dyrmishit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo ndërkaq vlen të theksohet se është kënga e tretë nga albumi i ri “Mama’, pas “Jeta ime”.

Të plotë tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të 31-vjeçares.

Samanta përndryshe prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka nisur një jetë të re. /Telegrafi/