Site icon Telegrafi

Samanta i shijon ditët në karantinë duke realizuar fotografi atraktive, duke vënë në pah linjat trupore

Foto: Samanta Karavella/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa këto ditë vetë-izolimi, këngëtarja duket se i ka shfrytëzuar për realizimin e setit të ri fotografik.

Samanta ka publikuar në rrjetin social Instagram disa nga fotografitë e realizuara së fundmi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Dita 8”, shkroi ajo në mbishkrimin e një prej imazheve të fundit, duke treguar kështu se si po i kalon ditët në karantinë.

E veshur me një kostum të ngushtë ngjyrë vishje, Karavella la të hapur pjesën e kostumit te njëra këmbë e saj, duke marrë kështu një pamje edhe më tërheqëse.

Fotografitë e realizuara nga fotografi Norik Uka janë komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version