Këngëtarja e njohur e skenës, Samanta Karavella, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, këngëtarja Karavella ka realizuar një set të ri fotografik, ku ka pozuar e veshur me një material transparent në pjesën e sipërme.
Pavarësisht veshjes, ajo është treguar mjaft e kujdesshme duke mos zbuluar më shumë se që duhet në këto fotografi.
Këto imazhe, këngëtarja i ka realizuar në studion e fotografit Albert Marashi.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Samanta përndryshe ka qenë mjaft e heshtur gjatë këtij viti pandemik, duke munguar paksa për fansat në aspektin e prurjeve të reja muzikore. /Telegrafi/