Këngëtarja e njohur, Samanta, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare
Ajo për një periudhë të shkurtër ka qenë pasive me projekte muzikore, por si duket po pretendon të vijë edhe më e fuqishme.
Ditë më parë ajo ka ndarë disa imazhe me fansat, teksa shihej se është duke xhiruar.
Ndërsa gjatë ditës së sotme (e shtunë), Samanta bërë të ditur se ka xhiruar projektin më të ri.
“Emnin tem” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Boban Apostolav.
Tekstin e ka shkruar Lindon Berisha, derisa për xhirimet ku ajo shfaqet tërheqëse ka punuar Max Production.
Që të minutat e parë të lansimit, “Emnin tem” ka filluar të pëlqehet nga fansat e artistes. /Telegrafi/