Këngëtarja e njohur, Samanta, është shumë e dëgjuar me projektet e saj muzikore.
Ajo para këtë jave zgjodhi që të rikthehet me një këngë melankolike, që tashmë ka marrë mbi një milion klikime në YouTube.
“Emnin tem” mban titullin prodhimtaria muzikore, instrumentali i së cilës i është besuar Boban Apostolov.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka bërë të ditur se të reja të tjera po vijnë.
Po të njëjtën këngë Samanta do ta lansojë në platforma digjitale, por në versionin ‘remix’.
Fansat e saj e pritën mirë një lajm të tillë, pasi gjithmonë e mbështesin në secilin hap të jetës. /Telegrafi/