Telegrafi

Samanta me një pozë provokuese nga vetura (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim të ri me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Ajo këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet si gjithmonë mjaft atraktive dhe me stil.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë së fundmi me fansat një fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse, e veshur në të zeza, teksa provokon me dekoltenë e hapur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga ambienti, dukej sikur këngëtarja gjendjen në një limuzinë, teksa ka realizuar këtë foto.

E njëjta vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Humbur”, të cilën ajo e interpretoi në “Kënga Magjike 2017”, dhe arriti deri në finale. /Telegrafi/