Këngëtarja e njohur Samanta Karavella vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Këngët e saj mirëpriten çdoherë, ndërsa një projekt të ri këngëtarja është duke u përgatitur ta sjellë së fundmi.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet e shkruar fjala “humbur”, dhe poshtë saj nënvizuar data 19 nëntor.
Fansat aluduan menjëherë me pyetje nëse bëhet fjalë për këngën më të re, e cila mesa duket është pranë.
E kontaktuar nga Telegrafi, Samanta pohoi se në fakt është e vërtet se këtë të diele vjen projekti i saj më i ri.
“Po, ‘Humbur’ është kënga ime më e re, detajet e së cilës nuk do doja t’i zbuloja deri në publikimin e saj, por vjen për fansat brenda këtyre ditëve”, ka thënë Samanta Karavella për Telegrafin.
E njëjta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte të reja në muzikë dhe koncerte, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Mbetet të shihet, se cila do të jetë befasia e së dielës, që Samanta ka rezervuar kësaj radhe për fansat e saj. /Telegrafi/