Këngëtari Young Zerka mbrëmë (e shtunë), në mesin e shumë artistëve shqiptarë ishte i pranishëm në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Përveç lojërave të shumta dhe mjaft argëtuese, në këtë emision shpesh yjet ndajnë gjëra të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tyre profesionale.
Kështu, Zerka mbrëmë në njërën prej lojërave, qëlloi fotografinë e këngëtares Samanta Karavella, si emër që nuk e meriton famën që ka.
Pak orë pas kësaj, artistja shqiptare ka reaguar përmes disa postimeve të hedhura në rrjetin social, Instagram.
“Nuk të shkojnë armët ty, karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia”, ka shkruar në njërin postim Karavella, duke mos e lënë me kaq.
“Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”, është përshkrimi i postimit tjetër të këngëtares, në të cilin e thumbon edhe Ronela Hajatin.
Me këtë të fundit, dikur ishin mike të ngushta, por ato tashmë nuk flasin me njëra-tjetrën, edhe pse akoma nuk është zbuluar e vërteta.
Sido që të jetë, të tre artistët vazhdojnë të jenë të angazhuar si me prurje të reja e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/