Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella po rikthehet me një tjetër projekt të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë një pjesë të shkurtër të klipit.
Samanta dukej në formë të shkëlqyer teksa zbuloi se kënga mban titulli “Le le” dhe pritet të lansohet më 14 korrik (e enjte).
“E enjte, ora 18:00”, ka shkuar Samanta në mbishkrimin e videos së shkurtër, ndërsa të shumta ishin reagimet nga ana e fansave në hapësirën e komenteve.
Kujtojmë që kënga e fundit e Samantës është “Margarita” që u lansua muajin e kaluar.
Ndërsa, sa i përket jetës private këngëtarja prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë ku thuhet se edhe i ka dhënë fund beqarisë.
Muaj më parë në media qarkulluan imazhet nga propozimi romantik që Samanta mori nga partneri i saj. /Telegrafi/