Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka prezantuar së fundmi për publikun këngën e saj më të re.
“Pse” titullohet kënga e re e saj, e cila është ritmike dhe i dedikohet një lidhje të komplikuar mes një çifti.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Alfred Sula, gjersa për tekstin është kujdesur MUMA, emri i vërtetë i të cilit është Endrit Mumajesi.
Kënga është vizualizuar me klip, i cili është portretizuar kryesisht nën ngjyrën e kuqe, me rastin edhe të festës së të dashuruarve.
Samanta përndryshe është gjithnjë aktive te publiku me prurje muzikore, të cilat po priten mirë nga fansat e saj.
“Pse” pritet të jetë suksesi i saj i radhës. /Telegrafi/