Site icon Telegrafi

Samanta Karavella publikon këngën e re “Mama”

Foto: Samanta/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Mama” mban titullin kënga e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është realizuar nga vet Samanta, ndërsa tekstin e ka shkruar kolegia e saj Rozana Radi.

Foto: Samanta/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksioni kosovar, Imagine Films, teksa protagonistë të klipit Sara Qamili dhe Bekim Shllaku.

Samanta përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version