Telegrafi

Samanta Karavella publikon këngën e re “Jeta ime”

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavella, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e radhës nga albumi i ri.

“Jeta ime” mban titullin kënga e dytë nga “Mama”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

31-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen në klip, gjersa është realizuar bardh e zi.

Samanta Karavella (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga Rozana Radi kurse për muzikën u përkujdes Boban Apostolov së bashku me Karavellën.

Producimi po ashtu u bë nga Boban Apostolov, gjersa videoja iu besua produksionit ‘Kotorr’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Jeta ime” vjen pas “Mama”, të cilën e solli në fund të muajit nëntor me tekst e paraqitje sensuale.

 

Samanta përndryshe vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për stilin dhe zhanrin muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/