Telegrafi

Samanta Karavella probleme me policinë! (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella është padyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës muzikore.

Ajo është shumë e kërkuar nga fansat për të performuar në vende të ndryshme, çka ia imponon asaj lëvizjen nga një qytet në tjetrin vetëm e vetëm për të arritur tek koncerti për fansat.

Por duket se këto lëvizje të shpeshta po i shkaktojnë asaj lodhje, dhe ndoshta nga shpejtësia për të arritur sa më parë, këngëtarja përballet me gjoba të shumta.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaq një qese e madhe me letra, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Gjobat për vitin 2016”.

Nuk dihet nëse gjobat në fotografi kanë qenë të gjitha të saj, por në qoftë se kjo gjë është e vërtetë, atëherë duket se këngëtarja Karavella nuk i ka edhe aq mirë punët me policinë. /Telegrafi/

Gjobat e Samantës për vitin 2016. Foto nga InstaStory.