Telegrafi

Samanta Karavella paralajmëron këngën e re

Artistja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, është duke punuar në projektin e ri.

Ajo tashmë ka nisur xhirimet e videoklipit dhe kjo këngë pritet të publikohet së shpejti para publikut.

Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

“Golosa, së shpejti”, ka shkruar ajo, ku duket se edhe këtë herë do bashkëpunojë me artistët e njëjtë, përfshirë edhe produksionin ‘Max Productional”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndryshe, “My heart’s song” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Samanta, e cila është versioni në gjuhën angleze i projektit “Vonë”, të cilin e solli në janar me reperin Elinel. /Telegrafi/