Telegrafi

Samanta Karavella në studio për projektin e ri muzikor

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavella, prej disa muajsh është zhvendosur në Amerikë.

Ajo siç shihet po kalon një kohë të mrekullueshme, ndonëse nuk po mungon as në anën profesionale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa, ka njoftuar së fundmi se është në përgatitje të projektit të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka shpërndarë në llogarinë personale, Instagram.

Lexo po ashtu Samanta Karavella publikon projektin e ri “Vaj”

Zeshkania shfaqet në një studio muzikore dhe duket po përgatit këngën tjetër nga albumi “Mama”.

“Me më të mirën”, ka shkruar ajo duke iu referuar muzikës.

E njëjta vetëm pak javë më parë solli prurjen e re “Vaj” që kryesisht u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/