Telegrafi

Samanta Karavella dhe 2 Ton vijnë “Bashkë” (Video)

Këngëtarja Samanta Karavella dhe reperi e njohur 2 Ton kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipon “Bashkë”.

Muzika është realizuar nga Alandy, tekstin e kanë shkruar Fifi dhe 2 Ton.

Kënga është shoqëruar edhe me klip për të cilin kanë punuar MAX Production.

Ndërkohë, ku nuk është bashkëpunimini i parë i Samantës me reperë nga Kosova, pasi ndër vite ka pasur shumë të tillë me emra të suksesshëm si: Skivi, Onat, Gent Fatali, Lyrical Son etj.

Mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku ky bashkëpunim mes dyshes. /Telegrafi/