Telegrafi

Samanta Karavella befason fansat me ndryshimin e bërë në pamje

Samanta Karavella (Foto: Instagram)

Ndryshimet nga artistet shqiptare janë të njëpasnjëshme dhe këtë herë diçka e tillë vjen nga Samanta Karavella.

Këngëtarja, e cila ndiqet nga mbi 500 mijë fansa në Instagram, ka prezantuar së fundmi  ‘look’-un e ri.

Përmes disa imazheve që ka publikuar në rrjete sociale, ajo tregon se është bërë bionde.

“Bionde”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në pjesën për komente, duke u komplimentuar në masë të madhe për transformimin.

Krahas përkujdesjes për pamjen e jashtme, Samanta ka kohë që është tërhequr nga muzika.

Të fundit projekt “NKN” e lansoi në korrik të vitit që lamë pas në bashkëpunim me reperin Skerdi. /Telegrafi/