Këngëtarja Samanta Karavella u tha se është në përgatitje të projektit të ri.
Pas fotove të publikuara nga skenat ku po xhirohet klipi, tash është zbuluar se me kë po e sjell projektin këngëtarja.
Eshtë Skivi i Babastars ai me të cilin Samanta do të realizojë projektin e radhës, një projekt që po realizohet nga Max Production ashtu sikurse projektet tjera të Babastars.
E ky po pritet të jetë një nga hitete e kësaj vere pasi po bëhet fjalë për një këngë mjaft atraktive dhe që do t’i pëlqejë publikut, mësojnë burimet e Telegrafit. /Telegrafi/