Tash e një kohë të gjatë, dy artistët më të dëgjuar të estradës kanë paralajmëruar projektin e tyre të përbashkët.
Bëhet fjalë për këngëtarët, Samanta Karavella dhe Skerdi, të cilët kanë bashkuar fuqitë e tyre për të krijuar diçka unike.
Dyshja përmes rrjetit social Instagram, kanë publikuar sekuenca të shkurtra nga klipi i këngës së re.
“N.K.N” titullohet projekti i tyre, për të cilin është përkujdesur producenti Big Bang, ndërsa për melodinë dhe tekstin ka punuar Skerdi.
Ndonëse këngë verore, klipi është realizuar kryesisht në një lloj shkretëtire, ku artistët u shfaqën me stile të ndryshme.
Për të gjithë xhirimet është përkujdesur Max Production, të cilat tashmë janë të qasshme nga fansat e tyre në platformën YouTube.
Që të dy njihen për bashkëpunime të shumta, por një i tillë mes tyre është realizuar për herë të parë, ndërsa po pëlqehet tej mase. /Telegrafi/