Telegrafi

Samanta dhe Elinel sjellin këngën e re “Vonë”

Foto: YouTube

Reperi i njohur kosovar, Elinel dhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Vonë” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë RnB dhe hip-hop.

Vija melodike është punuar nga vet Samanta, teksa incizimi është bërë në “Bigdeal Records”.

Samanta Karavella në klipin e ri “Vonë” (Foto: YouTube)

Teksti i këngës trajton temën e dashurisë, dhe vargjet e tij janë shkruar nga vet Elinel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin dyshja vijnë me një performancë që i përshtatet tematikës së këngës.

Elinel në klipin e ri “Vonë” (Foto: YouTube)

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro…Video.

Përveç këtij bashkëpunimi, Samanta dhe Elinel pritet të sjellin edhe disa këngë të reja solo gjatë vitit 2019. /Telegrafi/