Telegrafi

Samanta dhe 2 Ton “bashkë” kapin dy milionshin (Video)

Këngëtarja Samanta Karavella dhe reperi i njohur 2 Ton u bënë bashkë për herë të parë, duke sjell një bashkëpunim e tyre më të ri, i cili mban titullin “Bashkë”.

Menjëherë pas publikimit në YouTube, kënga është pëlqyer dhe ka arritur të kap shifra të larta klikimesh në YouTube.

Në vetëm një javë pas publikimit, kënga “Bashkë” ka arritur të grumbullojë hiç më pak se dy milionë klikime.

Lexo po ashtu Fansi i propozon martesë Samantës, "rrezikoi" të humbte jetën për të (Foto)

Ky bashkëpunim duket të jetë një sukses i radhës për dyshen, të cilët tashmë janë fokusuar në punën për këngët e reja “single”.

Përndryshe, Samanta njihet tashmë për bashkëpunimet e saj me reperët nga Kosova, shumica e të cilave kanë qenë të suksesshme, duke përmendur këtu bashkëpunimet me: Gent Fatalin, Skivin, Onatin etj. /Telegrafi/