Telegrafi

Sam Smith rrëfen për problemet e vazhdueshme me peshën

Winnie Harlow dhe Sam Smith (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Muzikanti i popullarizuar, Sam Smith, ka folu haptas për dukjen e tij në një intervistë për I Weigh Interviews, me ç’rast ka pranuar se në moshën 12 vjeçare ka bërë liposukcion për zvogëlimin e gjoksit.

Këngëtari ka thënë se komplekset rreth dukjes kanë qenë gjithmonë shkaktarët më të mëdhenj të depresionit të tij.

“Gjëja kryesore për të cilën kam vuajtur gjithmonë ka qenë pesha ime. Luftoj secilën ditë me të”, ka treguar ai.

Lexo po ashtu Këngëtari i famshëm Sam Smith: Nuk jam as mashkull as femër!

Gjatë bisedës me nikoqiren Jameela Jamil, Smith ka treguar se kur ishte i bogël e ngacmonin për gjoksin e rritur dhe për këtë arsye kishte vendosur të bënte liposukcion.


Liposukcioni është procedurë kozmetike për heqjen e yndyrës, e cila nuk mund të largohet përmes dietës dhe ushtrimeve. Ndërhyrja kryhet nga një kirurg plastik në ije, bel, kofsha, të pasme, shpinë, krahë ose në fytyrë  – për të përmirësuar formën e tyre.


“Kam bërë liposukcion në moshën 12 vjeçare. Asokohe isha shumë i gëzuar për atë gjë. Megjithatë, në bazë nuk ndryshoi asgjë.

“E kam kthyer peshën për afro dy javë, sepse nuk isha i kujdesshëm me ushqimin. Mirëpo, të bësh liposukcion në moshën 12 vjeçare është vërtet gjë e madhe”, ka rrëfyer Smith. /Telegrafi/