Sam Asghari pretendon së fundmi se Britney Spears ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, ndërsa ai ishte duke fjetur, duke ia nxirë njërin sy.
Disa burime thanë për TMZ të enjten se trajneri ‘ankohej shpesh’ për këngëtaren e “Gimme More”.
Ish-çifti dyshohet se ka qenë në disa zënka ku është dashur të ndërhyjë sigurimi.
Megjithatë, për këtë sulm të supozuar, nuk kishte sigurim përreth.
Asghari, 29 vjeç, thuhet se po flinte në shtratin e tyre kur Spears, 41 vjeçe, dyshohet se “filloi ta godiste me grusht”.
TMZ raporton se modeli “nuk ia ktheu, por u shtang ndërsa gruaja e tij e goditi me grusht”.
Incidenti i supozuar thuhet se ka ndodhur në fillim të këtij viti – rreth kohës kur Asghari u pa me një sy të nxirë dhe me shenja në krahun e tij.
Disa persona thanë se Spears kishte thika në të gjithë shtëpinë – duke përfshirë në dhomën e tyre të gjumit.
Fituesja e Grammy “ishte paranojake që dikush do ta merrte atë dhe asaj i duheshin thikat si mbrojtje”, duke shtuar se Asghari ishte frikësuar sepse gjoja do të ‘eskalonte’ për gjërat më të vogla.
Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spears pas vetëm një viti martesë, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”, sipas dokumenteve gjyqësore. /Telegrafi/