Sam Asghar po mohon me vendosmëri akuzat për kërcënimin e Britney Spears, se do t’ia publikojë disa video, në rast se ajo nuk pranon që t’i japë më shumë para nga divorci.
“Ka shumë pretendime se Sam po sfidon paramartesën dhe kërcënon të shfrytëzojë ish-gruan e tij me video. Të gjitha këto pretendime nuk janë të vërteta”, raporton përfaqësuesi për media i Samit për ET Canada.
Komentet e tij vijnë mes raportimeve të shumta kinse trajneri i fitnesit i ka kërcënuar se do të publikojë informacione ose materiale të turpshme për këngëtaren nëse nuk bëhen lëshime për para-martesën e tyre qe Asghar të marrë më shumë para nga divorci.
“Asnjë qëllim negativ nuk është drejtuar kurrë ndaj saj dhe nuk do të jetë kurrë”, thotë përfaqësuesi për media i Asgharit.
“Sam gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë”, u shpreh ai.
Duhet kujtuar se bashkëshorti i saj i tretë, paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.
29-vjeçari tha se ylli i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpinë e saj.
Spears dhe Asghari u martuan në një event privat në shtëpinë e Spears në Kaliforni në qershor të vitit 2022, gati gjashtë vite pasi u takuan në xhirimet e klipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016.
Në dasmë morën pjesë yje të tjerë, duke përfshirë: Selena Gomez, Paris Hilton, Madonna, Drew Barrymore dhe Donatella Versace. /Telegrafi/