Telegrafi

Salzburgu dhe Chelsea për ta definuar rrugëtimin e Grupit E – formacionet zyrtare

Në Red Bull Arena zhvillohet ndeshja e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Salzburgut dhe Chelseat.

Blutë e kryesojnë Grupin E me shtatë pikë, një më shumë se skuadra austriake dhe kjo është ndër përballjet më të rëndësishme që do ta definojë rrugëtimin e mëtutjeshëm të tyre.

Trajnerët Matthias Jaissle dhe Graham Potter i kanë përgatitur formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Salzburgut: Kohn; Dedic, Bernardo, Pavlovic, Wober; Gourna-Douath; Seiwald, Sucic, Kjærgaard; Okafor, Adamu.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Cucurella; Pulisic, Jorginho, Kovacic, Gallagher; Havertz, Sterling; Aubameyang.


Dinamo Zagrebi dhe Milani janë dy skuadrat tjera të këtij grupi që kanë nga katër pikë të grumbulluara. /Telegrafi/