Telegrafi

Salzburg 4-1 Lazio: Berisha ndër më të mirët, dëshpëron Strakosha me notën më të ulët

Red Bull Salzburg ka bërë mrekullinë në Ligën e Evropës.

Skuadra austriake ka arritur të fitojë ndeshjen e kthimit ndaj Lazios me rezultat 4-1.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 6-5, Salzburg ka kaluar në gjysmëfinale për herë të parë në histori të klubit.

Lazio kishte epërsinë 0-1 por që e humbi atë menjëherë falë një ndeshje perfekte nga vendasit.

Ndër më të mirët tek skuadra austriake ishte edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Ndërkohë ka dëshpëruar te Lazio portieri shqiptar Thomas Strakosha që ka marrë notën më të ulët. /Telegrafi/