Telegrafi

Salt Bae cilësohet si palaço për veprimet e bëra ndaj Robert Lewandowskit

Salt Bae është cilësuar si palaço për një video të rishfaqur me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski.

Kuzhinieri i famshëm e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes për arsye të gabuara, pasi hyri në fushë pas finales së Kupës së Botës dhe insistonte të kishte një foto me  Lionel Messin.

Turku – emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokçe – u pa edhe duke prekur trofeun fitues  – kundër rregulloreve të rrepta.

FIFA u  detyrua të bënte një pranim poshtërues  se ai nuk duhet të kishte qenë kurrë në fushë në radhë të parë.

Por, nuk është hera e parë që shefi i famshëm i kuzhinës provon të jetë në qendër të vëmendjes teksa tenton të takohet me yjet e futbollit.

Në një video të rishfaqur në Instagram të realizuar në restorantin e tij, “Nusr-et Steakhouse” në Dubai në vitin 2019, ai mund të shihet duke u rrotulluar mbrapa ndërsa pret biftek për Lewandowskin, që në atë kohë luante për Bayern Munichun.

Ai përfundimisht e ngre biftek lart triumfalisht ndërsa futbollisti duket i hutuar.

Por, sjellja e tij ka rënë në sy të tifozëve, që kanë dhënë komentet si: “Çfarë palaço, idiot”.

Një tjetër tha: “Çfarë bën ky djalë përveçse të përdorë suksesin e njerëzve të famshëm, a mund të më thotë dikush?”.

Një ndjekës iu referua një videoje të Salt Bae duke i shërbyer presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro një biftek.

“I njëjti palaço që kishte bërë hile për diktatorin venezuelian Maduro”, shkroi ai.

Kjo vjen pasi ndjekësit e tij kanë kritikuar një video “të pakëndshme” të rishfaqur në Instagram me Kylian Mbappen.

Foto të tjera të rishfaqura tregojnë Salt Baen duke u inkuadruar në festën e Real Madridit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018. /Telegrafi/