Ajo ka grumbulluar mbi 24 milionë ndjekës në Instagram, ku poston rregullisht foto duke shfaqur pamjen e saj mahnitëse.
Dhe Salma Hayek mori vëmendje edhe një herë të shtunën teksa shfaqi figurën e jashtëzakonshme me një fustan ngjyrë vjollcë në premierën e “Killers of The Flower Moon” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Aktorja, 56 vjeçe, dukej sensacionale me dekolte të hapur në tapetin e kuq të eventit prestigjioz.
Fustani i saj i veçantë shfaqte një pjesë të fryrë në shpatulla dhe në pjesën e pasme.
Një model në formë V në qendër të bustit ia theksoi dekoltenë e saj të bujshme.
Bukuroshja e famshme e kompletoi pamjen me një gjerdan dhe byzylyk shkëlqyes diamanti.
Flokët zgjodhi t’i mbante të kapur me një model interesant dhe një grim më të thjeshtë ngjyrë kafe.
“Killers of The Flower Moon” ka si protagonist Leonardo DiCaprion, në të cilin është i përfshirë edhe Robert De Niro.
Filmi do të publikohet në ShBA më 20 tetor nga Paramount Pictures dhe përfundimisht do të ketë një publikim ‘streaming’ në Apple TV+, por mbetet e paqartë se kur do të ndodhë kjo. /Telegrafi/