Telegrafi

Salma Hayek dhe Samuel L. Jackson të mahnitur me bukuritë e qyteteve kroate

Kroacia është e bukur në shikim të parë, kjo është përshtypja e ekipit të aktrimit.

Salma Hayek, Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson filloi xhirimet e filmit të ri, “The Hitman’s Wife’s Bodyguard 2”, ku patën kohë të lirë që të shëtitën rrugëve të Rovinjes.

Aktorët hollivudian i kanë bërë reklamë qytetit kroat duke e lavdëruar përmes rrjeteve sociale, ku kanë publikuar edhe imazhe të ndryshme.

“Vendndodhja e re e filmit duket premtuese, Kroacia është e bukur në shikim të parë”, shkroi Jackson në Instagram.

Ai dhe Selma u fotografuan në përqafim të njëri-tjetrit në një nga rrugët, ku shumë fansat i përshëndetën dhe i uruan çaste të këndshme.

Ka zëra se ekziston një mundësi që Morgan Friman së shpejti do t’i bashkohet, por ende nuk është konfirmuar nëse kjo do të ndodhë me të vërtetë.

Theksojmë se xhirimet e filmit kanë filluar të premten pasdite në këtë qytet gjersa do të vazhdojnë edhe në qytetin piktoresk të Istrias ndërsa do të shfaqet në kinematë botërore gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/