Site icon Telegrafi

Salma Hayek befasohet në Kroaci nga bashkëshorti miliarder

Salma Hayek është në grupin e xhirimit të filmit, “The Hitman’s Wife Bodyguard”.

Aktorja hollivudiane gjendet për xhirimet e filmit në Kroaci, ku u befasua nga bashkëshorti, miliarderi francez François-Henri Pinaulte.

Ai ka shkuar pa paralajmërim në rivierat kroate dhe kjo befasi i ka pëlqyer bukuroshes meksikane.

“E dua burrin tim të vërtetë kur më viziton në punë”, shkroi zeshkania krahas një fotografie teksa u paraqit në një kostum lëkure dhe me një paruke të kaltër në kokë.

Ajo nuk zbuloi se ku është vendosur grupi i aktorëve të Hollivudit, por një pjesë e filmit po xhirohet në Rijekë.

Lexo po ashtu Dhuroi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame, Selma Hayek: Bashkëshorti im nuk pranon ndihmë nga shteti rreth tatimeve

Ndryshe, François u bë i famshëm kohët e fundit pasi ndau 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre Dame të Parisit, e cila u përfshi nga një zjarr që e dëmtoi një pjesë të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version