Site icon Telegrafi

Saliu: Ministria e Drejtësisë do të punojë për zbatimin e Raportit të Priebe-s

Ministri i Drejtësisë, Bylen Saliu, sot realizoi takim me ekspertin e Bashkimit Evropian, Reinhard Priebe, me të cilin kanë diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësinë, të cilat janë pjesë qendrore e të ashtuquajturit “Raporti i Priebes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, Saliji ka shprehur gatishmërinë e plotë për zbatimin e një sërë masash dhe aktivitetesh për tejkalimin e mangësive në fushën e gjyqësisë, të përmbajtura në këtë raport.

Ministri Saliu, gjatë takimit ka prezantuar aktivitetet në të cilat Ministria e Drejtësisë do të përqendrohet në periudhën e ardhshme.

Priebe i’u referua raportit të përpiluar nga ana e tyre, lidhur me këtë ai paralajmëroi edhe misionin e radhës në të cilin do të vihet theks i veçantë në vlerësimin e asaj se ç’është bërë për tejkalimin e vërejtjeve të dhëna në “Raportin e Priebe”./Telegrafi/

Exit mobile version