Sot, Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Thomas Gerberich ku u bisedua për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese.
Në këtë kontekst, ambasadori Gerberih shprehu respekt për detyrat që po ndërmerr ministria e që kanë për qëllim integrimin sa më të shpejtë euro atlantik të vendit dhe siguroi se, me emërimin e tij si ambasador i Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, nuk do të ketë ndryshime sa i përket mbështetjes së Gjermanisë që në vazhdimësi ia ofron Maqedonisë.
Ai theksoi se reformën që duhet ta zbatojë Ministria e Drejtësisë,e cila është e bazuar dhe në përputhje me raportet e Priebe-s, është shumë e rëndësishme dhe jetike, por edhe se është e nevojshme kohë për realizim.
“Për këtë jemi të vetëdijshëm, por Ministria e drejtësisë gjatë aktiviteteve të veta udhëhiqet në përputhje me dinamikën në Planin 3-6-9 të Qeverisë së RM-së. Qëllimi i ministrisë është zbatimi cilësor i obligimeve të parashikuara në gjyqësorin e të cilat do të mundësojnë kthimin e shtetit juridik. Të gjithë këtë e bëjmë kryesisht në mënyrë transparente duke i përfshirë të gjitha palët e prekura”, deklaroi ministri Saliji./Telegrafi/