Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji u takua sot me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republiken e Maqedonisë, Benjamin Perks, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Saliji fillimisht e falënderoi Perks për kontributin e UNICEF-it në shtetin tonë dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm duke përkrahur aktivitetet që do të ndërmeren në të ardhmen.
Perks falënderoi ministrin për zhvillimin e takimit dhe njoftoi ministrin për agjendën e projekteve që janë duke u realizuar dhe ato që planifikohen për vitin 2018 nga ana e UNICEF-it, njofton AIM.
Ministri Saliji dhe Perks presin nga ky bashkëpunim rezultate produktive për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe të drejtat e tyre