Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare. Hamdi Salihi ka pësuar lëndim dhe do të operohet në gju, shkruan Superliga Shqiptare.
Prandaj, gjithnjë sipas këtij grupi shqiptar të Facebookut, sulmuesit shkodran i nevojitet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar dhe do t’i humb tetë javët e mbetura të kampionatit shqiptar, duke u kthyer për korçarët vetëm për ndeshjet e garave evropiane.
Kjo nënkupton se veterani i sulmit do të mbetet jashtë Evropianit të Francës, pasi në atë periudhë do të jetë në fazën e rikuperimit.