Telegrafi

Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet në Munich së bashku me De Ligt

Matthijs de Ligt është duke u kërkuar me ngulm nga Bayern Munich me mbrojtësin holandez që ka vendosur të largohet nga Juventusi.

Bavarezët janë gati ta thyejnë rekordin e klubit për ta transferuar holandezin për shumën e 90 milionë eurove.

E për të transferuar De Ligtin në Munich, është përkujdesur drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

Boshnjaku ka zbarkuar në Torino për t’i nisur bisedimet e reja me klubin torinez për transferimin e De Ligt.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka gjetur tanimë marrëveshjen me De Ligt i cili ka pranuar gjitha kushtet personale dhe transferimin në Munich.

Salihamidzic pritet t’i dorëzojë ofertën zyrtare Juventusit për transferimin e holandezit, ofertë e cila pritet të jetë 75 milionë plus 15 të tjera në formë bonusesh.

Gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të bëhet gjithçka zyrtare dhe De Ligt të transferohet në Munich. /Telegrafi/