Matthijs de Ligt është duke u kërkuar me ngulm nga Bayern Munich me mbrojtësin holandez që ka vendosur të largohet nga Juventusi.
Bavarezët janë gati ta thyejnë rekordin e klubit për ta transferuar holandezin për shumën e 90 milionë eurove.
E për të transferuar De Ligtin në Munich, është përkujdesur drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.
Boshnjaku ka zbarkuar në Torino për t’i nisur bisedimet e reja me klubin torinez për transferimin e De Ligt.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka gjetur tanimë marrëveshjen me De Ligt i cili ka pranuar gjitha kushtet personale dhe transferimin në Munich.
🚨 Bayern sporting director Hasan Salihamidžić has landed in Turin for talks with Juventus over the signing of Matthijs de Ligt.
(🎥 @GiovaAlbanese)pic.twitter.com/cQiFczyAs0
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 11, 2022
Salihamidzic pritet t’i dorëzojë ofertën zyrtare Juventusit për transferimin e holandezit, ofertë e cila pritet të jetë 75 milionë plus 15 të tjera në formë bonusesh.
Gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të bëhet gjithçka zyrtare dhe De Ligt të transferohet në Munich. /Telegrafi/