Robert Lewandowski u largua nga Bayern Munichu pas tetë viteve qëndrim në Allianz Arena.
Sulmuesi polak u bashkua me Barcelonën pas disa negociatave të stërzgjatura mes dy klubeve.
Lewa e kishte vendosur të largohet dhe u rebelua te Bayerni, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak zyrtarëve të klubit.
Ditë më parë Lewandowski tregoi arsyet e vërteta për largimin nga Bayerni.
“Largimi im nuk kishte të bënte me Erling Haaland. E vërteta, edhe nëse nuk është mirë për mua, është më e rëndësishme. Nuk dua të flas për atë që ndodhi saktësisht”.
“Nuk kisha asnjë problem që nëse ai do t’i bashkohej Bayernit. Por disa njerëz nuk më thonë të vërtetën, thonë diçka ndryshe. Dhe për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë, të qëndroja i vërtetë, dhe ndoshta për disa njerëz ky ishte problemi”, deklaroi Lewandowski.
Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigja e drejtorit sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamidzic.
Boshnjaku ka thënë se Lewa u largua nga Bayerni duke përplasur derën, derisa për këtë gjë do të flas me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan.
“Babai im më mësoi se duhet të dalësh jashtë pa e përplasur kurrë derën… Unë kam përshtypjen se Lewandowski e bëri, veprim që Bayerni nuk mund ta pranojë. Do të diskutoj me Laportën në lidhje me këtë gjë sapo ta takoj”, u shpreh drejtori sportiv i bavarezëve. /Telegrafi/