Telegrafi

Salihamidzic: Nuk kam respekt për qëndrimin e Lewandowskit, kam gabuar me Alaban

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, kritikoi ashpër këmbënguljen e Robert Lewandowskit për t’u larguar nga klubi pavarësisht se kishte kontratë të vlefshme.

Polaku e të qartë se dëshironte të nënshkruante për FC Barcelona që në ditën e parë që iu shfaq mundësia dhe ai luftoi për të arritur ëndrrën e tij.

“Mirëkuptimi ndaj qëndrimit të Lewandowskit është i barabartë me zero pikë zero. Nuk e kuptoj qëndrimin e tij”.

“Si lojtar vet i kam përmbushur të gjitha kontratat, sigurisht. Si lojtar, do ta kisha nga brenda edhe për vetë time dhe do ta kisha përmbushur kontratën time”, ka thwnw Salihamidzic.

Tutje drejtori sportiv i Bayernit pranoi gabimet në negociatat për rinovimin e kontratës së David Alabas.

“Ne i kemi ofruar shumë para, nga këndvështrimi ynë. Ishte një takim me përfaqësuesit e Davidit dhe i dhamë një ultimatum, i thamë se Davidi do të duhej të merrte një vendim”.

“Nga këndvështrimi i sotëm do të thosha se ndoshta nuk ishte e nevojshme, që t’i jepej një ultimatum një lojtari të cilësive të David”, përfundoi ai. /Telegrafi/