Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic pranon se me të vërtetë duan të nënshkruajnë me anësorin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Bavarezët raportohet se tashmë kanë bërë katër oferta të veçanta për futbollistin, nga të cilat e fundit ishte në përputhje me vlerën The Blues prej 35 milionë eurove për fituesin e Kupës së Botës nën 17 vjeç.
“Ai është një lojtar shumë interesant që vërtet duam të nënshkruajmë”, tha Salihamidzic.
“Futbollisti ka cilësi që i përshtatet lojës sonë. Kjo mund ta rrit në karrierë pasi ka shumë potencial”, shtoi boshnjaku.
Hudson-Odoi ka luajtur tetë herë për ekipin e parë të londinezëve, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e fundit si startues kundër Nottingham Forest dhe Tottenham Hotspur në Carabao Cup dhe FA Cup.
Theksojmë se kampionët aktual të ligës elitare gjermane të Bundesligës e shohin 17-vjeçarin si zëvendësues të Arjen Robbenit.
Ndryshe, Bayerni është duke përgatitur një revulucion në skuadër pasi që është një ndër skuadrat më të moshuara në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/