Site icon Telegrafi

Salihaj: Vetëvendosje ka arsye të madhe t’i bëjë përmendore Isa Mustafës

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar shumë këtë subjekt.

Sipas tij, Osmani është pasojë e dëmtimit, ndërkaq kryetari Isa Mustafa është shkaku.

“Vjosa është pasojë e një qasjeje të gabuar politike”, tha Salihaj në RTV 21.

Tutje Salihaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arsye të madhe t’i bëjë një përmendore Mustafës.

“Isa Mustafa është më meritori për fitoren e madhe të LVV-së. Unë mendoj se Vetëvendosje ka arsye të madhe t’ia ngritë një përmendore të madhe Isa Mustafës, si meritë e madhe e tij për fitoren e Vetëvendosjes. Sigurisht ka edhe të tjerë, si Hashimi [Thaçi] e të tjerë, por Mustafa është më meritori”, tha më tej Adem Salihaj.

Exit mobile version