Telegrafi

Salihaj: U shkarkova pasi nuk punësova militantë të partisë

Jonuz Salihaj u shkarkua nga posti i Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës.  Ai u lirua nga detyra të martën, me kërkesë të partisë së tij AAK, pjesë e koalicionit të qeverisë lokale.

Salihaj thotë se nuk beson se partia e deshi largimin e tij, por thotë se kështu vendosi Brahim Mehmetaj, kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë.

Ai thotë se ky vendim erdhi pasi ai nuk e dëgjoi partinë për të punësuar militantë.

“Unë i kam mesazhet që i ruaj nga disa anëtarë të kryesisë se Degës së AAK-së në Prishtinë… Normal që nuk kam pranuar as të komunikoj me ata njerëz”, thotë Salihaj, raporton Klan Kosova.

Lexo po ashtu AAK tregon pse i kërkuan Shpend Ahmetit ta lirojë Salihajn nga detyra e drejtorit të Arsimit

“Të gjitha këto janë bërë me iniciativën e Brahim Mehmetajt. Ai ka qenë bosi i këtyre punëve”, tha Salihaj.

Ndërsa, Mehmetaj tha se Salihaj është shkarkuar për shkak të performancës së dobët.

Salihaj ka thënë se pret reagimin e kryetarit të partisë [Ramush Haradinajt] lidhur me shkarkimin e tij. /Telegrafi/